KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Meditimi do të provojë të jetë i dobishëm. Një lajm i mirë i papritur nga një i afërm, do t’ju gëzojë pamasë. Shumë nga shqetësimet tuaja do të largohen sot. Progresi i ngadaltë i planeve tuaja mund t’ju shkaktojë zhgënjime të vogla.

Një mirëkuptim më i mirë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të sjellë paqe dhe lumturi në shtëpi. Mund të përjetoni një moment romantik të papritur. Presionet e punës dhe të shtëpisë mund t’ju bëjnë pakëz kërkues.

Ankthet do t’ju zhduken, teksa merrni komandën e situatës aktuale në jetën tuaj. Sot, mund të ketë shqetësime për shkak të problemeve që lidhen me paratë. Mund të merrni një dhuratë të papritur nga një mik apo i afërm.

Këshilloheni ta nisni ditën me yoga dhe meditim. Kjo do t’ju rrisë energjinë. Një përmirësim në financat tuaja do t’ju bëjë më të lehtë për të blerë artikuj thelbësorë. Sjellja juaj kokëfortë mund të ofendojë miqtë dhe familjen tuaj.

 

Mbrëmja juaj do të shënohet nga emocione të përziera. Gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni. Tregtarët dhe biznesmenët që kanë interes në vendet e huaja, ka gjasa të humbin para sot, prandaj planifikoni me kujdes të gjitha lëvizjet tuaja.

Ndërhyrja juaj në kohë do të provojë të jetë një ndihmë e madhe për dikë. Veprimet tuaja do të jenë frymëzim për të tjerët. Bashkëshorti/bashkëshirtha juaj do t’ju kujtojë kohën kur ishit adoleshent.

Një udhëtim i mundshëm mund të sjellë një lidhje të re romantike. Do të jetë një ditë e mrekullueshme për ata që merren me krijimtari pasi mund të marrin famë të menjëhershme.

Eventet shoqërore do të jenë mundësia e përsosur për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim dhe të rëndësishëm. Një takim i papritur romantik do t’ju ngrejë humorin. Disa prej jush mund të ndërmarrin një udhëtim të largët.

Kohë të mira janë përpara, kështu që të qenit pozitiv dhe i gëzuar do të sigurojë që të jeni plot entuziazëm dhe energji. Ju duhet të jeni të vëmendshëm dhe vigjilent në lidhje me investimet tuaja. Ju e njihni mirë partnerin/partneren dhe sytë e tyre nuk mund t’i fshehin ndjenjat e brendshme nga ju. Sytë e tij/saj do t’ju tregojnë diçka të veçantë.

Këshillat nga një figurë atërore mund të provojnë se janë të dobishme në vendin e punës. Një periudhë e shkurtër tensioni mund të mbizotërojë në jetën tuaj sot, por mbështetja e familjes do t’ju ndihmojë. Dashuria dhe romanca do t’ju mbajnë në humor të mirë.

Mund të shqetësoheni për shëndetin e një të afërmeje të ngushtë. Jepini asaj dashuri, pasi ka një aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Mund të debatoni ashpër me bashkëshortin/bashkëshirten tuaj për shkak të një çështjeje të vjetër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF