Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u shfaqën më të dashuruar se kurrë në foton e fundit që postuan nga pushimet e tyre në shkretëtirë. Ishte Kourtney që e postoi në Instagram fotografinë që e tregonte me një palë rrobebanjo aq të vogla, sa dukej sikur nuk ishin fare aty! “Si në parajsë”, – shkroi ajo, duke iu referuar këngës “Just Like Heaven” nga The Cure, të cilën Travis me grupin e tij Blink-182 e kanë performuar dhe vetë përpara tre vitesh.
Edhe pse komentet kryesore ishin për romancën e ciftit që duket se shkon shumë mirë, pati dhe nga ata, të cilëve nuk u shpëtoi një detaj i vogël: Barker e ka marrë në krahë Kourtney-n, dhe trupi i saj nuk dukej aq i tonifikuar sic shfaqet përgjithësisht në fotot me sa duket të kuruara me kujdes përpara se të bëhen publike ( në fakt, si ajo ashtu edhe motrat e preferojnë shumë photoshop-in”!