KreuCelebrity

Si duket Rebecca Soteros, gruaja e vetme që e bëri baba të ndjerin Paul Walker!

Vdekja e Paul Walker shokoi mbarë botën. Ylli i Fast and the Furious, humbi jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë në vitin 2013. Ai ishte vetëm 40 vjec dhe në kulmin e karrierës së tij. Aktori ka pasur shumë të dashura të bukura, përfshirë dhe aktore hollivudiane, por vetëm një femër ë bëri atë baba: Rebecca Soteros.

Vajza e tyre, Maedow Rain Walker lindi 4 nëntorin e vitit 1998, dhe sot është 22 vjece. Paul dhe Rebecca u njohën në Kaliforni kur ishin mjaft të rinj. Ajo mbeti shumë shpejt shtatzënë, por për shkak se aktori nuk ishte i gatshëm për martesë, e mori vajzën që ishte ende e vogël dhe shkoi të jetonte në Hawaii.

Meadow jetoi këtu me të ëmën derisa u bë 13 vjece, pastaj u zhvendos në Kaliforni tek i ati. Pas vdekjes së tij, Rebecca shkoi dhe ajo në Kaliforni që të ishte pranë të bijës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF