KreuCelebrity

Sofia Loren rrëfen më në fund historinë e fotos së bujshme me Jayne Mansfield!

Vështrimi i saj me bishtin e syrit në dekoltenë e koleges, bëri bujë. Jehona e asaj fotoje të vitit 1957 ku shfaqeshin Sophia Loren dhe Jayne Mansfield, zgjati për dekada të tëra. Sofia ishte një yll në rritje në Europë dhe në festivalin e Cannes, në vitin 1955, u bë aktorja më e fotografuar. 2 vjet më vonë, në Beverly Hills, u organizua një festë ku kremtohej fakti se ajo po bëhej yll edhe në Hollywood, por ndërkohë, të gjithë vështrimet e asaj mbrëmjeje i rrëmbeu aktorja amerikane Jayne Mansfield. “ Sa erdhi, u drejtua menjëherë për tek tryeza ime. Cfarë po shihja në momentin që u shkrep fotoja? Po shikoja gjoksin e saj, më dukej sikur do t`i dilte jashtë. Kisha frikë se do t`i shpërthente fustani”, ka rrëfyer ylli i madh i kinematografisë italiane. Loren sqaroi se edhe më vonë, kur u fotografua duke qeshur e duke kaluar kohë me Mansfield, mendjen sërish tek fustani e kishte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF