KreuCelebrity

Tentoi të solidarizohej me ndjekëset, Chiara tregon barkun një muaj pas lindjes, por…

Chiara Ferragni u përpoq të tregonte sesi një muaj pasi ka sjellë në jetë të bijën, po përballet me “hallin” e shumë nënave të reja: barkun që mbetet, e kërkon ca kohë të rikthehet si më parë.

Ajo postoi pamjet në Instagram për 23 milionë ndjekës të saj, ndërkohë që përgjatë kësaj periudhe ka zhvilluar seanca stërvitore 3 herë në javë. 33 vjecarja u përpoq të dërgonte një mesazh me femrat që shqetësohen për format e tyre të reja. “Doja ta postoja këtë si një kujtesë për të gjithë se trupat tanë janë perfekt ashtu siç janë. Mos harroni se një pozë tjetër, një dritë tjetër dhe në këtë rast, streçet me bel të lartë, e bëjnë trupin tuaj të duket kaq ndryshe dhe kjo është gjithashtu në rregull. Duhet të jemi gjithmonë të mirë me trupat tanë, le të flasim mirë për ta dhe t’i falënderojmë që na lënë të jetojmë çdo ditë”. Por mesazhi bëri efektin e kundërt, e kjo për faktin e thjeshtë, se barku i Chiarës aty ishte fare i rrafshët, e disa e morën si mburrje “të tërthortë” të blogeres këtë postim. “Më fal për atë e quan bark? Unë do të paguaja flori për ta pasur kaq të sheshtë,” shkruante një ndjekëse, e ne fakt, s`i veme dot faj!

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF