KreuCelebrity

Ana Oxa mbush 60 vjec, si duket sot

Në 28 prill një nga këngëtaret më të famshme të panoramës së muzikës italiane, por jo vetëm, këngëtarja më origjinë shqiptare Ana Oxa fik 60 qirinj. Më një pamje krejt të veçantë dhe gjithmomë në tendencë Ana Oxa ka lënë shenjën e saj jo vëtëm në muzikë, por dhe me mënyrën dhe stilin e saj të jetës.

“Çfarë rëndësie ka në jam e dashuruar apo jo? Se mbush 60 vjeç apo nëse jam 40? Në më pëlqëjne apo jo? Kush po e vret mendjen!”

Këto janë deklaratat e këngëtarës për gazetën “Corriere della Sera” në lidhje më ato që po përjeton në fazë të moshës saj. Lindur në 28 prill në Bari, Iliriana Hoxha e njohur si Ana Oxa, është vajza e një shtëpiake dhe e një azil- kërkuesi politik.

“Nuk mendoj se si ikën koha, por më intereson t’a përdor sa më mirë kohën në dispozicion, që të mos shkojë kot, dhe për kuptuar se kush jam.” Është shprehur këngëtarja. Ana mban mbi supe një karrierë të gjatë 41 vjeçare. Ishte vetëm 16 vjeçe  kur fitoi Sanremon në kategorinë e të rinjve dhe me pamjen e saj kameleontike ka përfaqësuar mijëra gra.  Që me stilin punk në fillimet e karrierës, sensuale në vitet’88, luftarake në vitin ’99 etj. Tashmë Ana është zhvendosur në Zvicër, ku vazhdon artin e saj e rrethuar nga një natyrë mbresëlënëse dhe magjike, me malet, ujëverat dhe pyjet përreth.

Këngëtarja ka lënë prapa 3 martesa, e para në vitet’80 me profesorin Franco Ciani, më pas martesa me Bexhet Pacollin dhe e treta me ish- truprojen e saj 22 vjet më te ri Marco Sansonetti e cila zgjati 3 vjet. Për një kohë të gjatë ka qenë e lidhur me muzikantin Gianni Belleno me të cilin ka dhe dy fëmijë, Françeskën dhe Qazimin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF