KreuCelebrity

Fatma Methasani rikthehet në ekran, ja në cilin televizion do ta shohim!

Pas shkëputjes për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj, Noah, Fatma Methasani mendon se ka ardhur koha për një rikthim në ekran.

Ajo tashmë e ka cdo gjë tani, si programin ashtu edhe televizionin ku do të shfaqet. Ka qenë një projekt që sic duket e ka pasur në mendje prej kohësh dhe që është e qartë, se do t`I falë shumë kënaqësi. “Nje projekt qe e kam vertete perzemer”, ka shkruar ajo duke rishpërndarë postimin që tregon se emisioni Gen Z do të nisë në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. “Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të shoëbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. “, shpjegohet aty. Postimi tregon po ashtu se emisioni fillon nga java tjetër çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30.

 

 

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF