KreuCelebrity

Ekskluzive/ Pirro Çako baba për herë të dytë, vjen në jetë Amadeus!

Një lajm i bukur vjen nga jeta private e kantautorit Pirro Çako. Burime për Bordo bëjnë me dije se Pirro është bërë baba për herë të dytë, pasi pak javë më parë partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Gjatë gjithë karrierës së tij, kantautori dhe pinjolli i familjes Çako ka preferuar që jetën e tij private ta mbajë larg prozhektorëve të kërshërisë së publikut, ndaj lajmi i ëmbël që Bordo po ndan këtë mëngjes me siguri do të surprizojë jo pak njerëz.

Kujtojmë që dy vite më parë në mediat online qarkulluan lajme se Pirro Çako ka nisur një romancë të bukur me një bionde të hijshme, e cila është punonjëse në Gjykatën  e Tiranës, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije.

Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony djalit që Pirro Çako ka nga martesa me soprano Inva Mula.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF