KreuStil Jetese

Komiteti i Ekspertëve: Hiqet karantina për të ardhurit nga RMV-ja dhe Greqia, hapen universitetet për konsultime dhe provime.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e pandemisë në vend. Në një kohë që procesi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta dhe kemi ulje të ndjeshme të shifrave të Covid, komiteti ka njoftuar një lehtësim të mëtejshëm të masave.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp  së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve njoftuan se do të hiqet karantina për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dhe do të hapen auditorët në universitete për konsultime dhe provime.

Ora policore 22:00-06:00 do të vijojë të jetë e njëjëtë dhe do të vazhdojë ndalimi i grumbullimeve. Ndërkohë masat e tjera vijojnë të mbeten në fuqi.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF