Nuk e fitoi dot betejën me Covid-19; ndahet nga jeta Guljem Radoja

Është ndarë sot nga jeta aktori i mirënjohur Guljem Radoja. 75 vjeçari ndodhej prej ditës në gjendje të rëndë për shkak të infektimit me Covid-19. Ditën e djeshme Radoja u fut në intubim në spitalin Shefqet Ndroqi ku edhe fatkeqësisht ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Red Radoja, teksa shkruan edhe disa fjalë të ndjera për babanë e tij që nuk jeton më.

Artisti Guljelm Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Previous ArticleNext Article