KreuFashion

3 hobi që do t’ju bëjnë më të zgjuar!

Pas një dite të lodhshme në punë, mezi presim të shkojmë në shtëpi për t’u çlodhur dhe të kalojmë kohë relaksuse, duke parë seriale televizive ose duke u marrë me diçka që na pëlqen që variojnë nga piktura, te shkrimi, muzika, te sportet, kujdesi për lulet apo bimët.

Po cilat janë 3 hobit që t’ju bëjnë më të zgjuar?

Leximi: Leximi stimulon trurin nga disa këndvështrime. Ndihmon për të stërvitur imagjinatën falë protagonistëve, teksa lexoni krijoni edhe ndjeshmëri. Leximi ndihmon për të stimuluar inteligjencën njohëse dhe emocionale, është një hobi i çmuar që do t’ju japë shumë.

Sporti: Trajnimi vazhdimisht sjell jo vetëm përfitime fizike, por edhe zbulime të reja mendore. Në fakt, ata që praktikojnë rregullisht sporte mësojnë të mos dorëzohen, t’i rezistojnë lodhjes, të kenë qëllime për të arritur dhe të kujdesen për veten e tyre. Pra, stërvitja fizike bëhet një stërvitje e vërtetë mendore.

Instrumentet: Kushdo që luan një instrument muzikor duhet ta dijë që po i jep një dhuratë të madhe mendjes së tij. Të luash rrit kreativitetin dhe është i përshtatshëm për ata që duan të ulin stresin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF