KreuCelebrity

Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen që do të ketë në krah në “Këngën Magjike”, një këngëtare shumë e dashur!

Pas një periudhe shumë të vështirë për të gjithë, duket se Kënga Magjike mezi po pritet. Është një nga festivalet më të pëlqyer ndër vite, por tani më shumë se kurrë kemi nevojë për muzikë të mirë.

Ardit Gjebrea së fundi zbuloi bashkëprezantuesen që do ta shoqërojë këtë vit në netët finale dhe ajo është këngëtarja e dashur Marsela Çibukaj. Një surprizë e bukur kjo për këngëtaren dhe për të gjithë fansat e saj. Ai ka publikuar një foto me këngëtaren që shihen tepër të lumtur teksa bëjnë gëzuar.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021. Marsela Çibukaj mbi të gjitha, artiste”, shkruan ai.

 

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)


Kujtojmë që gjatë kohës që Arditi u prek nga Covid-19 në muajin shkurt, prezantimin e programit “E diela shqiptare” ia besoi disa prej figurave më të dashura publike, dhe një prej tyre ishte dhe Marsela Çibukaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF