KreuCelebrity

Fustanin e kësaj pranvere na e prezantoi mbretëreshë Letizia e Spanjës!

Me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq, Letizia e Spanjës zgjodhi të përqendrohej përsëri në koston e ulët, riciklimin e një fustani me lule të disa viteve më parë.

Letizia e Spanjës vazhdon të përqendrohet në modën me kosto të ulët dhe në riciklimin e rrobave tashmë të veshura. Sekreti i saj është të zgjedhë veshje të gjithanshme dhe të përjetshme që nuk dalin kurrë nga moda. Një zakon që është konsoliduar gjithnjë e më shumë që nga fillimi i pandemisë. Dhe kështu, gjithashtu dje, me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Mbretëresha e Spanjës edhe një herë zgjodhi një fustan nga Zara, një model i bërë nga tyl jeshil dhe me motive lulesh të printuara.

Veshja i përket koleksionit të markës Vjeshtë/ Dimër 2017 2018 dhe është perfekte për këtë periudhë të vitit, kur temperatura është e ngrohtë. Hera e fundit që Mbretëresha Letizia e kishte veshur të njëjtin fustan  ishte në verën e vitit 2020, gjatë një turneu në Spanjë që ajo kishte ndërmarrë me Mbretin Felipe VI, për të inspektuar zonat në vështirësi për shkak të pandemisë.

Kur Letizia e Spanjës, në vitin 2017 u paraqit me  këtë fustan me lule nga Zara për herë të parë, veshja u shit menjëherë në kohë rekord. Ndërkohë me siguri Zara do ta rikthejë sërish, pasi Letizia e solli edhe një herë në vëmendje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF