KreuCelebrity

Vaksinimi dha efekt, OBSH e nxjerr Shqipërinë nga harta e kuqe e Covid 19!

Fushata e vaksinimit dhe përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend kanë bërë që Shqipëria të dalë nga harta e kuqe e Covid 19. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga “The New York Times”, Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.

Përmirësimin e gjendjes në raport me pandeminë e konfirmoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend.  Vendi ynë, bazuar në të dhënat epidemiologjike, ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e riskut të Covid19, krahasur me vendet e tjera, qoftë të rajonit dhe qoftë të Europës. Kjo falë masave të shënjestruara dhe efekteve të vaksinimit që, sipas ekspertëve të shëndetit publik, po fillojnë të ndihen”, u shpreh ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF