KreuStil Jetese

Me një kostum tejet elegant, mbretëresha Letizia na tregoi cila është ngjyra e preferuar e momentit!

Tonalitete të forta e të ngrohta të kuqes na sollën këto ditë dy pjesëtare të familjeve mbretërore: Kate Middleton, që u shfaq me një pallto të bukur të kuqe në portokalli në promovimin e librit të saj “Hold Still: A Portrait of Our Nation in 2020” me foto nga pandemia.

Të njëjtën ngjyrë solli edhe mbretëresha Letizia e Spanjës, e cila dukej jashtëzakonisht elegante me bluzën e gjatë mbi pantallona e këpucëtr ngjyrë nudë me taka.

Monarkja preferoi ta mbante sa më të thjeshtë veshjen e saj, pa asnjë aksesor, pervec një palë vëthësh të vegjël floriri. Me flokët e kapur lart, dhe një cantë dore të së njëjtës me kostumin, ajo dukej vërtet shumë e hijshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF