KreuCelebrity

E krahasuan me Beyoncen, emocionohet Anxhela Peristeri!

Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit europian të këngës, ishte e ftuar në “Wake Up”. Një ditë më parë, ajo mori vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq në  “ tapetin turquoise” me një fustan të gjatë të kuq e kapele “gjigande”, teksa mediat e huaja e krahasuan me Beyoncen. Anxhela rrëfeu se ky ishte një moment vërtet i vecantë për të.  “Shumë emocionuese. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, megjithëse kishte rregulla të rrepta për shkak të Covid. Testohemi çdo 48 orë, unë kam bërë dhe vaksinën. Kemi shumë kohë që mendojmë për performancën. Komentet, nga të gjithë kanë qenë të mira. Thuhet se jemi pretendentë për në finale, megjithatë nuk i besoj shumë, dua thjesht të shkojë mirë. Është një eskperiencë shumë e bukur, që çdo artist duhet ta përjetojë. Për ne, skena e Eurovision është një kënaqësi e madhe. Është dhe mënyra sit ë trajtojnë, ashtu si duhet të trajtohet vërtet një artist”, tha Anxhela, e cila ka marrë vlerësime për vokalin dhe performancën e saj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF