KreuCelebrity

Një shtëpi ëndrrash; brenda banesës 7 milion dollarëshe të Ariana Grande

Ariana Grande zgjodhi një vend të shtrenjë për martesën e saj të befasishme me Dalton Gomez; shtëpinë e saj.  Këngëtarja 27-vjeçare shokoi fansat kur zbuloi se kishte lidhur kurorë me të dashurin e saj; agjentin e  pasurive të patundshme, 25 vjec  gjatë fundjavës. Çifti preferoi një ceremoni ‘të vogël dhe intime’ për ditën e tyre të madhe.

Zgjedhja e vendit për dasmën me profil  të ulët ishte rezidenca e vetë Ariana-s- një rezidencë e stilit anglez Tudor në Montecito, County County Santa Barbara që ajo bleu nga Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi qershorin e kaluar për një shumë të mirë $ 6.75 milion.

E përbërë me dy dhoma gjumi dhe tre tualete, shtëpia e quajtur tani Porter House, shfaq shumë tipare të periudhës  së viteve 1700 në përputhje me rrënjët e saj historike angleze, të tilla si tavanet e stilit katedral, dritaret antike dhe trarët e ekspozuar, si dhe oxhaku me tulla të ekspozuara.

Shtëpisë i është dhënë një azhornim modern, megjithatë, me një hapësirë ​​palestre, bodrum të plotë, një punëtori dhe garazh me tre makina. Vila krenohet me kopshte të dizajnuara nga arkitekti i peizazhit Tom Nielsen dhe tarraca me tulla të përsosura për darkë në natyrë, ose një ceremoni martese!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF