Anxhela kritikohet për shqiponjën në “Eurovision”, reagon ashpër Ardit Gjebrea!

Sot është nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision, dhe Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Këngëtarja në intervistat e dhëna mes emocioneve është shprehur optimiste që çdo gjë do të shkojë mirë dhe do të mundohet ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë.

Gjatë një interviste për mediat holandeze që Anxhela ka dhënë, mediat serbe kanë vënë re se ajo ka bërë gjestin e e shqiponjës dykrenare, dhe e kanë quajtur këtë veprim si një “provokim të turpshëm”

Ndaj këtyre lajmeve të mediave serbe ka reaguar edhe Ardit Gjebrea, i cili i cilëson ata si të sëmurë mendorë.

Previous ArticleNext Article