KreuFashion

Ela Pera, zana e bukurisë që pa magji bën mrekulli

Sa herë e pyesim veten teska kundrojmë portretet e hijshme të persoanzheve të njohur, ‘pse gjithmonë ato duken kaq bukur?’ Nëse keni nevojë për një frymëzim bukurie, kush më shumë se një grimiere që qëndron besnike pas imazhit të shumë emrave të njohur VIP mund tua japë?! Ela Pera artistja e grimit që pikturon tiparet e portreteve të klienteve të saj, falë talentit e përkushtimit ja ka dalë të dallojë ‘për së largu’ në morinë e grimiereve që Tirana prodhon çdo ditë.

 

 

A post shared by Makeup_Ela Pera (@ela.pera)

Nga Soni Malaj, Roza Lati, Kiara Tito e një listë e gjatë emrash të njohur zgjedhin  Elën për atë shkëlqimin e  Hollyëood-it që që publiku sheh në imazhet e tyre.

Në një kohë kur filtrate e instagramit janë kthyer në një ‘mani malinje’ kur shpesh dikush nuk njeh as veten, në sallonin e Elës pasi provon artin e saj, nga ai sallon do dalësh sërish TI, ama me një dozë të shtuar vetëvlerësimi…

Ela, si shkon rutina e këtij sezoni për ty? Është periudhë e qetë apo e ngarkuar?

Pas një periudhe shkëputje për shkak të pandemisë, le të themi që ka rifilluar fluksi i mëparshëm, dhe prezenca nëpër evente apo festivale.

Disa personazhe VIP jane tashme fytyrat me prezantuese të punës tënde, me ke ndihesh ti me krenare prej tyre?

Nuk do veçoja dot asnjë pasi punën e bëj me shumë dashuri tek secila prej tyre, por mike të zemrës kam Soni Malaj-n dhe jam krenare që kontribuoj në kurimin e imazhit të saj në skena të ndryshme.

Ishe e angazhuar dhe në Love Story. Si ishte ajo eksperiencë për ty?

Ishte sigurisht si gjithmone përgjegjësi e imja të kuroj në detaje vajzat pjesëmarrëse, dhe rezultoi gjithashtu një eksperiencë shumë e bukur duke konsideruar edhe miqësitë që kam krijuar me stafin dhe konkurentet.

Verën si e parashikon?

Kjo verë parashikohet të jetë e ngarkuar, që tani një numër i konsiderueshëm rezervimesh jane konfirmuar, ka sigurisht hapësira akoma kështu që shpresoj të kemi kohë për pushime

 Çfare Makeup-i do t’u këshilloje vajzave në plazh këtë vit?

Do ju rekomandoja të bënin makeup sa më të lehtë dhe natyral, të qëndronin në ngjyrat pastel ose të tokës dhe pak ndriçim, pa e tepruar!

Për të parë punët e Elës ndiqeni në instagramin e saj! (Kliko këtu)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF