KreuFashion

Fishop, aty ku shijohet parajsa nënujore!

Për ata që punojnë nëpër zyra, momenti i zgjedhjes së një menuje delivery shpesh kthehet në një hall të madh. Në morinë e zgjedhjeve të menuve (herë të mira e herë zhgënjyese) për një drekë të shpejtë në zyrë, as që e kishim menduar ndonjëherë se PO, një drekë peshku mund të jetë një super opsion për një shije të shëndetshme e të freskët në vendin e punës. Derisa mësuam për Fishop! Restoranti elitë i peshkut në Tiranë që hodhi poshtë çdo paragjykim që kishim krijuar më parë për ‘peshkun e freskut të Tiranës’…

Butakët të vendosura në shporta akulli; aq të freskët sa duken si të gjallë janë dëshmia se në Fishop nuk bën asnjë kompromis me freskinë, cilësinë dhe mirëqenien e klientit. Gjithkush duhet ta dijë se produktet e detit jo të freskëta, apo të gatuara keq mund shkaktojnë probleme serioze për shëndetin. Fatmirësisht në krye të Fishop qëndron një ekspert mirëfilli i kësaj fushe!

Pasi përfundoi studimet për Inxhinier në Aquaculture, drejtuesi i këtij biznesi me grintën dhe nuhatjen e një profesionisti e dinte mirë ku dhe si do të shtrohej udha e suksesit të restorantit dhe burgerfish-it më të mirë në Tiranë.

Duke njohur me mjeshtëri fiziologjinë e peshkut dhe ekonominë e biznesit, destinacioni për të qe fare i qartë; një dyqan i vogël peshku do të kthehej shumë shpejt në një rrjet i suksesshëm restoranti dhe fishburger-i…

Po, fish-burger kombinimi më i shijshëm i produketeve të detit me salcat e shijshme (recetat e të cilave shefi i kushinëz i ruan me shumë fanatizëm) me një panine është gjëja më e shijshme që kishim provuar ndonjëherë. Dhe pa u ndjerë aspak fajtorë, sepse një fish burger nuk është kurrsesi ‘junk food’…Me krenari, drejtuesit e këtij biznesi pranojnë se strategjia e suksesit të këtij oazi shije është menuja. Ajo çfarë ofrohet dhe shërbehet në Fishop nuk i ngjan asnjë menuje tjeter brenda apo jashte vendit.

S’ka rëndësi nëse doni të konsumoni një vakt me produkte deti në restorant, apo nëse doni ta shijoni në rehatinë e divanit të shtëpisë tuaj; apo edhe në vendin e punës; freskia, shija e cilësia të gatimeve të parajsës ujore në Fishop do të jetë njësoj…kudo që të jeni duke e shijuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF