KreuCelebrity

Xhani Shqerra sjell një film në spotin e ri të Aquamarine! 

Aquamarine Firenze, marka historike italiane e veshjeve për burra, zgjedh edhe njehere Xhani Shqerrën si imazh për koleksionin e ri Spring/ Sumer 2021.

Aquamarine publikon klipin prezantues të koleksionit të ri ku edhe një herë konfirmohet prezenca e prezantuesit të njohur. Simbol i stilit italian dhe personalitetit shqiptar, Xhani Shqerra mishëron të gjitha vlerat e elegancës dhe autenticitetin që kanë dalluar gjithmonë Aquamarine Firenze.

Drejtues televiziv, shoëman, dizajner, një njeri bashkëkohor me një shpirt të shumanshëm, gjithmonë i gatshëm për të përballuar jetën me vendosmëri në çdo aspekt. Xhani është triumfi i stilit italian në Shqipëri.

 

 

A post shared by XHANI SHQERRA (@xhanishqerra)

Fushata e re tregon historinë e dashurisë së Xhanit dhe Aquamarine për qytetin e të dashuruarve, Venecian. Lidhja me detin është e qartë, një element kryesor në jetën veneciane, i treguar në skenat madhështore të kanaleve ku yjet e filmit, arkitektet e medhenj dhe dashamirësit e jetës së bukur kanë qenë gjithnjë protagonistë. Referenca për koleksionin SS21 është e menjëhershme, e zhvilluar me kujdesin më të madh për të përmbushur nevojat e ndryshme të gentlemanit modern.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF