KreuCelebrity

A do të jetë Gaz Paja pjesë e Portokallisë sezonin e ardhshëm? Përgjigjet aktori!

Aktori Gaz Paja është pjesë e Portokallisë prej ditës së parë që spektakli i humorit është hapur dhe për rreth 16 vite ka qenë pjesë e pandashme e tij.

Vazhdimisht kanë qarkulluar lajme që ai do të largohet nga spektakli i humorit, ndaj në një intervistë në programin “Dola te Ola”, aktori iu ka dhënë përgjigje duke zbuluar planet e tij të ardhshme.

Ai tha se për momentin është pjesë aktive e spektaklit të humorit, për më vonë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai shtoi se i pëlqen teatri dhe dëshiron që të zhvillojë artin e tij, por Portokallia nuk e ka penguar asnjëherë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF