KreuCelebrity

Aknea mund të fshehë arsye hormonale, ja disa zgjidhje të thjeshta!

Aknea tek femrat e rritura konsiderohet se ka lidhje të ngushtë me hormone mashkullore në trup ( angrogjene). Raporti ndërmjet këtyre hormoneve dhe estrogjenit, kortizolit dhe luhatjeve hormonale janë faktorë që mund të ndikojnë në hiperprodhimin e sebumit dhe tek aknetë. Kjo mungesë ekuilibri megjithatë mund të zgjidhet nëse veprohet ndaj faktorëve që e shkaktojnë atë. Janë disa elemente që ndihmojnë të kuptohet nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë lloj akneje, që shfaqet në formën e pucrrave të lokalizuara sidomos tek pjesa e mjekrrës dhe nofullës.

Ndonëse duken si ciste të vogla të dhimbshme, herë të tjera si gunga nën lëkurë që nuk janë të mbushura me asgjë. Për të shpëtuar prej aknesë hormonale afatgjatë, mjekët këshillojnë ndryshimin e stilit të jetesës. Ata thonë se ndikim të madh në organizëm në drejtim të hormoneve kanë ushtrimet fizike, por edhe përzgjedhja e ushqimit. Kështu, mund të ndihmojë zinku i cili forcon sistemin imunitar, vitamina D që stimulon prodhimin e leptinës, hormoni i cili tregon kur trupi është i ngopur dhe nuk ka me nevojë për ushqim plus, dhe suplementet me bazë bimore, që duket se kanë pasur ndikim të mirë në raport me aknenë hormonale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF