Ja pse duhet të hidhni sheqer në shampon tuaj

Ne të gjithë e dimë që sheqeri është shumë i rrezikshëm për shëndetin e trupit tonë, por duket se ky lloj produkti i bën mirë flokëve. Dermatologia Franceska Fusco, mendon se po të hidhni sheqer në shampon tuaj, do t’i keni floket shumë më të pastër dhe më të shëndetshëm. Dermatologia ka folur për “Maria Claire” duke shpjeguar se po të hidhni një lugë sheqer në shampon që ju lani flokët, do të eksfoliohet lehtësisht skalpi i kokës. Kokrrizat e sheqerit bëjnë të mundur që të hiqen të gjitha qelizat e vdekura, duke lejuar që lagështira të depërtojë në thellësi.

“Skalpi i kokës është shumë i rëndësishëm për të patur flokë të shëndetshëm. Është lëkurë, ndaj është e nevojshme që njësoj si lëkura e fytyrës të pastrohet në thellësi”: është shprehur dermatologia. Ndaj ajo që duhet të bëni të gjithë, është që menjëherë të hidhni këtë produkt në larësin e kokës tuaj.

 

Previous ArticleNext Article