KreuCelebrity

Chiara Ferragni hap lokal në qendër të Milanos: “Ëndrrat bëhen realitet”! 

Nga bota e internetit, në atë reale: Chiara Ferragni hapi lokalin e saj në qendër të Milanos, dhe nuk mund të ishte më e lumtur. “Nespresso Chiara Ferragni” ofron kafe special në filxhanë të personalizuar, por aty edhe mund të hash dicka.

“Ëndrrat bëhen realitet. Kafeneja ime e përkohshme “Nespresso Chiara Ferragni” është e hapur nga sot deri në 18 korrik në Piazza del Carmine në Milano. Ju mund të vini këtu dhe të hani një mëngjes të vonë, një drekë, aperitiv apo darkë. Mund të merrni një kafe, ose ta pini këtu me filxhanët e personalizuar, prej letre.Unë dhe Nespresso e adhurojmë kafenë dhe trashëgiminë italiane ndaj e hapëm këtu, në qendër të Milanos.Së bashku me familjen e madhe “Nespresso.it” ne krijuam një zonë të re me stola dhe pemë të reja, përpara kafenesë, për ta bërë këtë shesh edhe më të rehatshëm. Kjo është pjesa që do të mbetet nga projekti ynë dhe është një dhuratë për qytetin e Milanos”, ka shkruar blogerja.  

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF