KreuCelebrity

50 vjec ndryshon profesion, gruaja e Ros Stewart bëhet police e patrullon rrugët e Londrës!!

Në kohën kur gratë e tjera të artistëve të famshëm “zhyten” në luks, ose e kalojnë kohën në pushime apo nëpër dyqane të shtrenjta, Penny Lancaster ka veshur uniformën e polices dhe patrullon rrugët e Londrës. Ajo është e martuar që prej 2007-tës me Rod Stewart, këngëtari i famshëm që numëron në llogarinë e tij bankare më shumë se 300 milionë dollarë. E shoqja e Stewart i cuditi të gjithë kur vendosi të bëhej pjesë e forcave të rendit. Bjondja me këmbë të gjata që në rininë e saj ka qenë modele, është fotografuar nga paparacët duke patrulluar rrugët e Londrës. Ajo vetë rrëfeu për daily Mail se nuk ka bërë ende asnjë arrestim, por thotë se ka mundur t`i shpëtojë jetën një gruaje që donte të hidhej nga një urë. Penny tregon gjithashtu se shumë njerëz nuk e njohin kur e shohin në rrugë të veshur ashtu.

 

 

A post shared by CLICK NEWS AND MEDIA (@clicknewsandmedia)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF