KreuCelebrity

E ndiqte prej kohësh, arrestohet 35-vjeçar i fiksuar pas Kylie Jenner

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit pasi kërkonte dëshpërimisht që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner.

Mediat e huaja kanë raportuar se i riu nuk pranoi të largohej nga rezidenca e yllit të “Keeping Up With the Kardashian”, pa u takuar ballë për ballë me të.

Fatmirësisht Kylie nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit dhe ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.

Nuk është hera e parë që motrat Kardashian kanë probleme të tilla, kujtojmë që Kim Kardashian dhe Kendall Jenner kanë marrë urdhra mbrojtje nga gjykata.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF