KreuCelebrity

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour flet pas diagnostikimit me kancer!

Gazetarja e famshme e CNN Christiane Amanpour ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer në vezore. Ajo zbuloi se ishte bërë operim së fundmi dhe tani po ndjek një kimioterapi.

“Unë kam bërë një operacion të suksesshëm për ta hequr kancerin dhe tani po bëj disa muaj kimioterapi për prognozën më të mirë të mundshme afatgjatë dhe kam besim se do t’ia dal.”, tha Amanpour në fillim të programit të saj televiziv në CNN.

Amanpour, e cila është 63 vjeçe është një nga gazetaret më të njohura në botë, pjesërisht për shkak të pasqyrimit të konflikteve ndërkombëtare. Për katër javë ajo nuk ka qenë në transmetim për shkak të diagnozës dhe operacionit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF