KreuCelebrity

Aktorja Reese Witherspoon rrëfen për herë të parë tmerrin e përjetuar gjatë xhirimeve!

Aktorja 45 vjeçare gjatë një bisede me moderatoren dhe aktoren Treacee Ellis Ross ka folur gjatë mbi eksperincën e saj të panikut në kohën që xhironte filmin “Wild”në vitin 2014. Filmi kishte një qendër një grua, e cila kishte pësuar një dramë familjare dhe përpiqej të gjente pjesët e jetës të saj duke u munduar të ngjiste majën e Pacific Crest Trail-it.“Isha shumë e frikësuar për ta bërë këtë gjë”- ka pohuar gjatë intervistes aktorja duke u shprehur se kjo ishte sfida më e madhe e karrierës së saj.

 “Unë bëra dhe hipnozë, kisha atake paniku për tre javë. Skenat e filmit ishin shumë të vështira, më shume se 25 ditë xhirova vetëm pa asnjë aktor përballë.”ka shtuar aktorja.  Reesse ka shpjeguar se personazhi kryesor në film e arrin lumturinë e vetme, pa asnjë njëri pranë, në mes të një hapësire, duke mos e ndjerë mungësen e parave, të partnerit e me radhë. Kjo tregon se sa e rëndësishme është të gjesh ekuilbrin mendor dhe jesh e vendosur dhe e pavarur në veprimet e tua jetësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF