KreuCelebrity

Dashuri si nëpër filma, Dj Sardi rrëfen si u lidh me partneren!

 

Në fillim e mbajti larg vëmendjes së publikut, por së fundi Dj Sardi po tregohet mjaft më i hapur për historinë e dashurisë që është duke jetuar me Jonisën. Ajo një ditë më parë festoi ditëlindjen dhe ai u shfaq mjaft romantic, duke postuar një foto të tyren në breg të detit, shoqëruar me një dedikim mjaft të ndjerë. “Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem përgjithmonë përkrah vetes”, shkroi ai. I ftuar në emisionin radiofonik, “Pardon my french” , ka rrëfyer dhe momentin e njohjes së tyre. Duket se kjo ka ndodhur që në kohën e gjimnazit, por vetëm vite më vonë janë ritakuar duke krijuar këtë lidhje që kanë sot.

“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër”, ka thënë ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF