Gjesti i Ronaldos me Coca Colën i kushton kompanisë 4 miliardë euro humbje!

Heqja e dy shisheve Coca-Cola nga Cristiano Ronaldo gjatë një konference për shtyp në Euro 2020 ka përkuar me një rënie prej 4 miliardë dollarësh në çmimin e aksionit të gjigantit të pijeve.

Kapiteni i Portugalisë është një fanatik i njohur i jetës së shëndetshme dhe e bëri të qartë se çfarë mendon për pijen e famshme në ngjyrë të zezë. 36-vjeçari zhvendosi shishet e Coca-Cola-s larg tij gjatë një konference shtypi në Budapest të hënën në parathënien e lojës së vendit të tij në Grupin F kundër Hungarisë.

Ronaldo ngriti lart një shishe me ujë duke thënë në portugalisht: “Agua!” (Ujë), për të inkurajuar njerëzit të zgjedhin ujin në vend të coca-colës.  Çmimi i aksionit të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, një rënie prej 1.6%.

Vlera e tregut e Coca-Cola shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë pra pësoi një rënie prej 4 miliardë dollarësh. Coca-Cola, një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020, u përgjigj të martën me një deklaratë që tha se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” me “shije dhe nevoja” të ndryshme. Një zëdhënës i Euros tha: “Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”.

 

 

Previous ArticleNext Article