Djali i Hueydës pëson incident, ajo bëhet për spital!

Djali i Hueyda El Saied nuk bën përjashtimin nga fëmijët  e tjerë kur vjen fjala tek loja ( e shfrenuar), e cila bart në vetvete edhe rrezikun e ndonjë lëndimi të vogël. Gabrieli ka marrë një plagë në ballë, dhe për të ëmën, ky ishte një moment vërtet frikësues. Mesazhi i saj në rrjetet sociale e dëshmon qartë se më shumë është tronditur vetë Hueyda, ndërsa djali, edhe pse me kokën të fashuar, duket i qetë. “Jeta ime, zemra ime, shpirti im, dashuria e mamit dhe babit. Sot çau ballin dhe si rezultat kaluam disa orë në spital. Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Tani jam bërë unë për spital”, ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article