“Jemi bashkë dhe të lumtur”, Armina flet për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin!

Pas lajmeve që qarkulluan që Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, shkak për këto aludime u bë mungesa e urimit të tij në ditën e lindjes së partneres së tij, blogerja zgjodhi t’u japë përgjigje duke publikuar një video nga festa ku ata shiheshin më të lumtur se kurrë teksa vallëzonin.

Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e pyet nëse është ndarë siç po aludohet, ajo përgjigjet që këto janë lajme të rreme dhe ata janë bashkë dhe të lumtur.

Ndërkohë një pyetje tjetër ka qenë se kur dyshja do ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë, ajo përgjigjet se është shtyrë për shkak të coronës.

Previous ArticleNext Article