KreuCelebrity

Loredana refuzon operacionin e gjoksit: “Kam mundësi ta bëj, por nuk dua vetë”!

Në kohë si këto, kur të qenit perfekt shihet si domosdoshmëri, sidomos nga femrat e përfshira në botën e shoëbizit, ka sërish edhe nga ato që preferojnë të natyrshmen. Një prej tyre është edhe Loredana, e cila pavarësisht se e ka mundësinë për ndërhyrje nga at më të shtrenjtat e të sigurtat, ka vendosur të mos ndërhyjë tek pjesa e gjoksit. Pavarësisht faktit që lindja e Hanës ndikoi shumë aty, këngëtarja sërish nuk e dëshiron operacionin.  “Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndërhyrje kirurgjikale), unë jam aq e lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën”,-ka shkruar Loredana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF