“Shihemi në botën tjetër”, Trim Jetullahu rrëqeth me dedikimin për të atin e ndjerë!

3 muaj më parë këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e shtrenjtë, babanë e tij.

Ditën e sotme ai ka bërë një dedikim prekës për të dhe e ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram.

“3 muaj pa ty. Qona dhe flej me kujtimet që ki lan. Pom mungon energjia pozitive e jotja. Pom mungon muhabeti me ty që e kena bo çdo ditë. Kangt që i knojshum bashkë nëpër rrugët tona spom ngohen ma. Për mu je i pazëvendësueshëm, shihemi botën tjetër Naxi jem”, ka shkruar Trimi

 

Previous ArticleNext Article