KreuFashion

Këtë verë fundjavat në plazh; të hënat me ‘Best Deal Albania’!

Për ata që darkave të ditëve të nxehta të verës i kalojnë duke shfryrë me pultin në dorë se televizori s’ka asgjë interesante për të parë; duke nisur nga e hëna e 21 Qershorit të paktën fillim java nuk do të jetë më aq e mërzitshme

‘Best Deal Albania”, një reality show në lëvizje që nuk e keni parë asnjëherë më parë i vjen i në ndihmë kujtdo që do të gjurmojë ofertën më të lirë.

20 të ftuara në 10 puntata.

Vajza të bukura, të suksesshme dhe të njohura që bëhen bashkë për herë të parë. Të njohura nga e ekrani apo ‘Instagram’, nga Kosova apo Shqipëria, në ‘Best Deal’ nuk ka limite. Çdo seri ka surpriza.

Nga nisja prej ‘Klan Tv’ e deri në destinacion, kamerat e ‘Best Deal Albania’ shoqërojnë vajzat pa vendosur filtra e duke i lënë të lira ta përjetojnë eksperiencën e pushimeve perfekte së bashku. Në çdo seri, 5 vajza do të udhëtojnë në një destinacion pushimesh në Shqipëri për të arritur marrëveshjen më të leverdisshme.

Biseda vajzash, detaje të pazbuluara më parë për to, miqësi që lindin në ekran dhe thelbi i programit: të arrihet marrëveshja më e mirë (best deal) kudo ku do shkeli këmba e tyre.

Ato do provojnë gjithçka për të arritur qëllimin e tyre, një dhe i vetëm: Oferta me e mirë!!!

Nuk ka rëndësi nëse rezorti apo hoteli është i shtrenjtë, gjithmonë mund të bëhet një ‘deal’ më i mirë sesa mendoni.

Gocat do ua tregojnë si!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF