“Akte kriminale”, pastori Akil Pano jep opinionin e tij për kërkesat e LGBTIQ!

Pastor Akil Pano në një intervistë për “Top Albania Radio” ka dhënë opinionin e tij për ndryshimin e nocionit “nënë”, “baba” në prind 1 dhe prind 2. Ai u shpreh se në ditët e sotme të jesh ‘gay’  është bërë kthyer në trend.

“Kur një fëmijë vritet, ankohet duke thirrur ‘o nënë’ ose ‘o baba’. Zëvendësimi i tyre sjell dekonstruktimin e këtyre nocioneve. Këtë unë e konsideroj akt kriminal. T’i heqësh fëmijës të drejtën e të pasurit nënë ose baba dhe të rritet me dy nëna ose dy baballarë, imagjinoni çfarë i ndodh fëmijës që rritet në atë familje”, u shpreh ai.

 

Akil Pano, gjithashtu ka reaguar dhe ndaj deklaratës së Elton Ilirjanit, i cili është shprehur se do të padisë në Amerikë për homofobi disa figura të njohura televizive, si Ermal Peçi, Julian Deda, Altin Bashën.

“Duhet të kemi kujdes të mos shantazhohemi prej tyre dhe kërkesave që kanë. Kam dëgjuar që kanë shantazhuar se do të padisin në Amerikë disa figura të njohura publike për homofobi nga deklaratat e tyre. Me këtë gjë, unë i bie të jem homofobi i parë shqiptar” tha pastori.

Previous ArticleNext Article