KreuCelebrity

Do pajtohet Harry me familjen mbretërore??? 

Princ Harry do të kthehet në Londër në fillim të korrikut. Në 1 korrik është caktuar ceremonia e inagurimit të statujës së princeshës Diana me rastin e 60 vjetorit të saj. Statuja do të vendoset në kopshtin e Kensington Palace. Princ Harry pritet arrijë javën tjetër në Londër, ku do të qëndrojë në karantinë, sipas rregullave të përcaktuara nga qeveria e Boris Jonson.

Princi do të qëndrojë në Frogmore Cottage, në të cilin tani banon princesha Eugene me të shoqin dhe djalin e vogël. Meghan-i nuk do ta shoqërojë të shoqin gjatë kësaj ceremonie. Ende e paqartë axhenda e plotë e princit, i cili sipas shumë gjasa nuk do ta takojë të atin princ Karlin dhe nuk do ketë asnjë takim përpara ceremonisë me të vëllanë princ Williamin. Por ajo që mbetet për t’u parë është se si do të shkojë takimi me mbretëreshën Elizabetha e cila e ka ftuar të nipit për një drekë. Mbetën për t’u vlerësuar temat e takimit, që nga akuza për racizëm në lidhje me Meghanin dhe në zgjedhjen e emrit të sapordhurës së re të familjes LIlibet Diana. Do të jetë në gjendje mbretëresha të thyejë akullin me nipin?!  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF