KreuCelebrity

Ja si e uroi Dua Lipa të dashurin për ditëlindje!

Nuk ka dhuratë më të bukur kur i dashuri apo e dashura juaj shpreh gjithë dashurinë për ju. Këtë ka bërë dhe popstarja e famshme Dua Lipa, e cila ka shpalosur gjithë dashurinë për partnerin e saj me anë të një postimi në Instagram. Këngëtarja  me origjinë shqiptare e ngriti ne qiell Anwar Hadidin me rastin e 22 – vjetorit të tij. “Gëzuar ditëlindjen @anwarspc një tjetër xhiro rreth diellit. Ma bëre botën time më të bukur,” ka shkruar ajo teksa postoi disa fotografi të Anwarit dhe qenit të tyre Dexter.

“Jam me fat që jam e dashuruar dhe ndjehem e dashuruar nga ti, Dexteri është gjithashtu me shumë fat. Të dua shumë!!!! Mezor po pres që ta festojmë sot… “- ka shtuar këngëtarja. Dua dhe Anwar janë bashkë që prej qershorit të 2019. Anwar është vëllai i vogël i motrave të famshme Gigi dhe Bella Hadid.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF