KreuCelebrity

Sharon Stone acarohet me gazetaren: “Hollivudi nuk ka vetëm Meryl Streep”!

 

Duket se nuk ka qenë shumë e kujdesshme pyetja e “Zoomer” për Sharon Stone, dhe ka marrë një përgjigje flakë për flakë. Kur ylli hollivudian u pyet: “ Pra, ti më në fund pate mundësinë të punoje me Meryl Streep?”, ajo tha: “Më pëlqen sesi ti e theksove këtë pyetje duke thënë se më në fund unë pata mundësinë të punoja me Meryl Streep. Ti nuk the: Më në fund Meryl pati shansin të punonte me ty apo patët mundësinë të punonit të dyja. Ky biznes krijua në mënyrë të tillë që ne të gjithë duhet ta kemi zili dhe të admirojmë Meryl sepse vetëm Meryl u bë e mirë. Dhe të gjithë duhet të garojnë kundër Meryl. Unë mendoj se Meryl është një grua dhe aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. E gjithë ikonografia e Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollyëood bën me gratë. Viola Davis është po aq e mrekullueshme sa Meryl. Emma Thompson është gjithashtu. Judy Davis, Olivia Colman, Kate Ëinslet. Por sapo përmendet Meryl, të gjithë bien përmbys. Unë jam më e mirë se Meryl Streep për rolin tim në Basic Instict apo Casino, Meryl s`do t`i shkonte. Madje jam e sigurt që nuk do e pranonte. Ajo është mbretëreshë, kjo është mbretëreshë. Askush nuk është. Secila ka vlerën e saj dhe vendin e vetë. Vajza në arkën numër 1 në supermarket, është njësoj me vajzën numër 2”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF