Më në fund, “Elisabetta Franchi” vjen në Tiranë!

Për të gjithë adhuruesit e “Elisabetta Franchi” kemi një lajm të mirë, të cilin na e dha moderatorja e njohur shqiptare Marina Vjollca.

“Elisabetta Franchi” do të hapë dyqanin e saj të parë në Shqipëri, në zemër të Tiranës në Arena Center, duke sjellë një standard të ri në botën e modës në vend.

Marina, si ambasadore e firmës së mirënjohur, publikoi një video në rrjetin e saj social duke njoftuar se dyqani hapet më 12 korrik dhe ndër të tjera shtoi se ceremonia do të zhvillohet në muajin shtator.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Dyqani luksoz i ndërtuar plot finesë në 150m2 vjen me një vitrinë gjigante, ku shpaloset gjithë sharmi i koleksioneve të “Elisabetta Franchi , me një arredim fantastik të realizuar në stilin e pakrahasueshëm italian.

Previous ArticleNext Article