KreuCelebrity

A do të jetë pjesë e televizionit sezonin tjetër? Ori Nebijaj shuan kuriozitetin..

Pas angazhimit në politikë të Ori Nebijajt është shtuar kurioziteti i të gjithëve se nëse moderatorja do të jetë pjesë e televizionit sezonin e ardhshëm apo do të zgjedhë t’i dedikohet plotësisht politikës.

E teksa u pyet nga kolegu i saj  Flori Gjini në nisje të emisionit “Pushime On Top” ajo u shpreh që këtë program e nëse do të ishte zgjedhur deputete do ta realizonte, pasi marrëveshja ishte realizuar më herët, ndërkohë për angazhimin e saj sezonin tjetër në televizion ajo tha se do të kishte surpriza, duke mos zbuluar më tepër.

Por, e ftuar këtë të mërkurë në Top Albania Radio, Ori zgjodhi që të mos i lërë kaq gjatë në pritje fansat dhe konfirmoi se do të jetë pjesë e televizionit në shtator. “Po, patjetër që do të jem pjesë e televizionit sezonin tjetër!”, tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF