Stuhia që ka goditur Europën do të vijë edhe në Shqipëri! Sinoptikania: Fundjava me reshje shiu..

Europa Qendrore është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të dendura në formë uragani, ndikimi i së cilës në vendin tonë do të jetë i vogël.

Sinoptikania e “Meteoalb” Lajda Porja tha për News 24 se ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut. Sipas saj, problematike edhe për javën që vjen do të jetë era në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.

“E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës”, u shpreh ajo.

Previous ArticleNext Article