KreuCelebrity

Nuk ndalet Britney Spears, vazhdon sulmin ndaj të atit!

Britney Spears ka reaguar sërish kundër të atit me anë të një postimi të gjatë në rrjetin e saj Instagram, ku ylli i popit njoftoi fansat se nuk do të shkelë më në një skenë përsa kohë babai i saj i kontrollon jetën.

Ajo theksoi se nuk mund të ngjitet në një skenë, ku babai i saj i dikton veshjet, fjalët, mendimet. Ajo shprehet se më mirë të ndajë video nga shtëpia sesa të ngjitet në ndonjë skenë në Las Vegas.

“Më është dashur të lutem që në spektaklet e mia të përfshiheshin këngë të reja”, shkruan ajo, ndërkohë që hedh akuza edhe mbi të motrën, Jamie Lynn Spears, e cila deri tani ka preferuar të heshtë lidhur me situatën që po kalon e motra. “Nuk më pëlqen kur motra ime paraqitet në ceremoni vlerësimi e këndon këngët e mia!”, shkruan Spears.

Britney ka shumë shpresa se do t’ja dalë, ndërkohë që ka rrëmbyer fitoren e parë, ku pati mundësi të zgjedhë vetë avokatin e saj Mathew Rosengart.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF