Prestige Home, e gjithë shtëpia juaj!

Nuk është për t’u habitur që shumë prej nesh po intrigohen dhe frymëzohen më shumë nga dekoret dhe interioret e shtëpisë. Kjo është për shkak të një rritjeje të tendencës së qëndrimit në shtëpi më shumë se më parë dhe mbi të gjitha të kthyerit të ambientit të shtëpisë jo vetëm në një ambient jetese bazike, por shumë më tepër.

Shtëpitë tona janë bërë tashmë hapësira jonë e ngrënies, argëtimi ynë, hapësira jonë e të mësuarit dhe e zyrës në shtëpi. Nuk është çudi që një nga tendencat më të nxehta në 2021 është krijimi i një hapësire më të rehatshme për të punuar në shtëpi.

Për këtë arsye Prestige Home ka bashkuar bashkë trendet më të nxehta të arredimeve dhe pritshmëritë e ndryshme të secilit nga ne duke i ofruar zgjidhje arredimi të personalizuara secilit nga ne ku në bazën e tyre kanë cilësinë superiore të brandeve më të njohura si: Pierre Cardin Home, Magniflex, Miele, Aran Cucine, Gieffe Group, Nills Furniture, La Forchetta, Elteco, Sezon Dekor, Dage Perde, Casal, Bicaku Stone, Top Sofa.

Gjithkush nga ne është i ndryshëm dhe shijet tona janë të larmishme, por diçka është e përbashkët nga ato që ne kërkojmë “Cilësia”.

Besnikët e cilësisë, komoditetit dhe dizajnit tashmë e dinë se ku duhet të drejtohen, aty ku e gjithë shtëpia projektohet nga A-ZH me ikonat e interior design-it dhe linjave ‘Home’.

Ktheje ambientin tënd të qëndrimit në vendin prestigjioz që t’i meriton me Prestige Home.

Previous ArticleNext Article