KreuStil Jetese

Amal Clooney, e mrekullueshme me fustanin e shkurtër të bardhë gjatë një darke në Itali!

Amal Clooney, e mrekullueshme me fustanin e shkurtër të bardhë

George dhe Amal Clooney gjenden prej disa kohësh në Itali. Të dy u panë së fundi teksa bëheshin gati të ngjiteshin në varkë për të shkuar për darkë në Grand Hotel Tremezzo. Amal tërhoqi vështrimet e të gjithëve me pamjen e saj. Juristja kishte zgjedhur një fustan të bukur të bardhë, ndërsa i shoqi ishte me një kostum gri. Amal dukej mjaft elegante, ndërsa kishte preferuar të mos e ngarkonte look-n e saj me shumë bizhu.

 

 

A post shared by celebnews_hu (@celebnews_hu)

Burimë pranë tyre thanë për revistën “People” se dyshja nuk kishte kaluar më kohë në liqenin Como që prej vitit të kaluar. Aktori i famshëm hollivudian ka blerë atje një vilë në 2002-shin. Duket se ka qenë pandemia që i ka mbajtur larg Italisë, por tani janë mjaft të kënaqur që u rikthyen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF