KreuCelebrity

Drejt suksesit, vajza e Mariah Carey debuton si modele në një reklamë

Vajza e Mariah Carey, Monroe Cannon po i ndjekë hapat e së ëmës drejt famës dhe suksesit, duke e portretizuar një version të ri të yllit të hitit “We Belong Together”, në reklamën e markës së veshjeve “OshKosh B’Gosh”.

Fushata reklamuese me titull “Today Is Someday”, angazhon fëmijë të lezetshëm për t’i portretizuar personalitetet e famshme në moshë të re, të tillë si Mariah Carey, Muhammad Ali dhe Outkast, si dhe inspirohet nga synimet e fëmijërisë së disa prej artistëve më të famshëm të kësaj kohe.

Cannon, të cilën Carey e ka me ish-bashkëshortin Nick Cannon, shfaqet si nëna e saj në moshën 10 vjeç, duke nderuar fëmijërinë emocionuese të Carey dhe ndikimin e saj tek ëndërrimtarët e rinj.

“Si një vajzë e vogël, isha i vendosur të realizoja ëndrrat e mia. Tani si nënë, më sjell kaq shumë gëzim kur shoh fëmijët e mi të realizojnë ëndrrat që mbajnë në zemrat e tyre”, ka deklaruar Mariah Carey.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF