KreuCelebrity

Ekspertët e ISHP-së e pranojnë: Besojmë se Delta ka hyrë në Shqipëri! Por ka dhe një lajm të mirë!

Në një kohë kur raste të variantit Delta të koronavirusit janë regjistruar në thuajse të gjithë vendet fqinj, ishte e vështirë të mendohej se ai nuk ka hyrë dhe në Shqipëri. Gjasat e këtij skenari, i pranojnë dhe ekspertë të ISHP-së. Epidemiologia Rovena Daja, në një prononcim për Tv Klan, u shpreh se rritja e  infektimeve pritej, që në momentin që Europa filloi të ketë shtim të rasteve.

Ajo nuk përjashton faktin që numrat në rritje që po shënohen këto ditë të jenë pasojë edhe e pranisë së variantit ‘Delta’, ndonëse ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët e referencës. “Përderisa në Kosovë, Greqi, Maqedoni ka raste, edhe në Shqipëri ne besojmë se mund të ketë hyrë, po akoma nuk kemi një dokument zyrtar”, tha Daja Ajo shtoi megjithatë se ky variant i virusit paraqitet në një formë të lehtë, në spital ka pak të shtruar dhe në përgjithësi, bëhet fjalë për raste jo të rënda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF