KreuCelebrity

Meghan dhe Harry do të pagëzojnë vajzën në Pallatin Mbretëror në Angli!

Nuk dihet se si është në të vërtetë marrëdhënia mes familjes mbretërore dhe Princ Harry e Meghan Markle ndonëse thashetheme për përplasje qarkullojnë  herë pas here. Megjithatë me ardhjen në jetë të vajzës së Meghan dhe Harry, të cilën dyshja e quajti Lilibet Diana në nder të mbretëreshë Elsiabeth, nofka e së cilës ka qënë Lilibet dhe në nder të princeshës së Diana, duket se familja mbretërore po sheshon mosmarrëveshjet.

Në tetor do të mbahet pagëzimi i vogëlushes, dhe thuhet se Harry dhe Meghan kanë shprehur dëshirën që ceremonia të zhvillohet në kështjellën Windsor pranë mbretëreshë Elisabeth II.

 

“Harry është shprehur se do të dëshironte që Lili të pagëzohej në Ëindsor, ashtu si vëllai i saj,” tha një burim pranë çiftit. “Ata janë të lumtur të presin derisa të lejojnë rrethanat mjekësore”. Zgjedhja që Diana e vogël të pagëzohet në prani të mbretëreshës do të ishte qartë një zgjedhje “e veçantë”. Duka dhe Dukesha e Sussex mund të jemë gati për një kthim në familjen mbretërore.  Pagëzimi i Lilit do të përkonte me udhëtimin e parë të Meghan në Mbretërinë e Bashkuar që kur u shpall Megxit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF