Nga Elisabeta tek Meghan, veshjet e mbretëroreve, që kanë ngjallur më shumë debate!

Kur vjen fjala tek stili i veshjes, është normal që të gjithë t`i hedhin sytë nga të famshmit për frymëzim, e këtu përfshihet dhe Familja Mbretërore. Por as mes femrave më të famshme të saj në kohën tonë, polemikat nuk kanë munguar.

Princesha Diana- ishte shumë e re kur u martua, vetëm 20 vjec dhe i duhej të “luftonte” me veshjet për mosha të mëdha që i diktoheshin. Pak vite pas dasmës, ajo nisi të shpaloste stilin e vet, e sa më shumë rëndohej situata me Charles, aq më e guximshme bëhej në look. Fustani që bëri bujë të madhe ishte padyshim ai që veshi pas ndarjes, i shkurtër e me dekolte mjaft të hapur.

Kate Middleton është e kujdesshme me stilin, por një herë që provoi një fustan më rinor, ia ngriti era dhe përfundoi në të gjithë mediat rozë.

Kur u shfaq për herë të parë hapur në krah të Harry-t, Meghan Markle ishte me xhinse të grisura, duke sfiduar protokollin mbretëror.

Por edhe Elisabeta vetë në rininë e saj ishte më “e hedhur” kur vinte fjala tek veshja e sidomos bizhutë. Megjithatë, pas marrjes së fronit u bë më serioze.

Previous ArticleNext Article